Përballje

Rashford nuk ka të ndalur, Manchester United shkatërron Leicester-in


Ndeshja e parë e së dielës në Premier League mes Manchester United dhe Leicester përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga djajtë e kuq të cilët kishin mundësi të shumta shënimi.

Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, të cilin e shënoi Marcus Rashford pas asistimit të Bruno Fernandes.

Rashford po kalon një formë shumë të mirë, i cili po shënon në pothuajse çdo lojë.

Goli i dytë u shënua përsëri nga Rashford, i cili doli i vetëm me portier pas një pasimi të Fred.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Jadon Sancho, i cili shënoi pas një aksioni shumë të mirë, i cili u asistua nga Bruno Fernandes.

Me këtë fitore, Manchester United radhitet në pozitën e tretë me 49 pikë, tre pikë larg vendit të dytë, ndërsa Leicester janë në pozitën e 14-të, me 24 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore