Zgjedhjet në Shqipëri

Rama: Do të hapim tregun e drejtpërdrejtë, për produktet shqiptare


Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, të mërkurën e 21 prillit, gjatë një takimi elektoral në qytetin e Lushnjës, ka deklaruar se do të hapë një treg të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për produktet Shqiptare.

“Ne do të bëjmë marrëveshje direkte, një treg i madh, në të gjitha ato territore do të hapen drejtpërdrejtë për produktet shqiptare”, deklaroi Rama.

Ndërkohë që theksin e ka vënë tek transformimi i bujqësisë “si sipërmarrëse”, ai theksoi se eksportet “do të rriten akoma më shumë, duke fituar tregje të reja”.

Gjatë fjalimit, kryeministri zbuloi një bisedë në parim, ku “të mos ketë më eksporte që nga Shqipëria të shkojnë në Greqi. Dhe nga Greqia, sikur janë prodhuar aty, shkojnë në Lindjen e mesme, Egjipt dhe Tunizi”.

Ai ka theksuar se Shqipëria është e para në rajon, për prodhimin e perimeve.

Ndër të tjera, Rama ka vënë në dukje dhe arritjet e bëra me kafshët në parkun ndërkombëtar.

“Sot është kthyer jeta në parkun ndërkombëtar, ku numri r i vizitorëve rritet e rritet. Ku çdo ditë do të dëgjohen dhjetëra gjuhë të botës”, ka përmbyllur ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore