Shqipëria

Rama: Brenda mandatit paga minimale do të rritet në 40 mijë lekë


Paga minimale do të rritet deri në 40 mijë lekë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Kështu u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me qytetarët e Gjirokastrës ku theksoi se duhet të rriten të gjitha pagat e punonjësve të shtetit.

“Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qëndrueshme. Në buxhetin e 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013”, theksoi kreu i qeverisë.

Kujtojmë se në prezantimin e paketës së dytë të rezistencës sociale Rama theksoi se nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ishte ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila bëri me dije se rreth 900 mijë persona përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe rritja e pagës minimale.

Rama prezanton paketën e dytë të rezistencës sociale, rritet paga minimale

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore