Sport

Rafael Nadal dhuron 3 ton ushqime për fëmijët e varfër në Palma


Fondacioni Rafa Nadal

Pak ditë më parë kampioni spanjoll, përmes fondacionit të tij, ka shpërndarë 3 mijë kg ushqim në organizatën ‘Banco de Alimentos’ për fëmijët e vobektë në Palma de Mallorca, qyteti i vendlindjes së tij.

Qëllimi është “të ndihmojmë familjet në një situatë të pasigurt për të përmbushur një nevojë themelore dhe parësore si ushqimi”, thotë instituti i udhëhequr nga nëna e Nadal-it. Dhe kjo është vetëm e fundit nga mjaft iniciativa solidariteti të ndërmarra nga fondacioni Nadal, në këto 10 vjet aktivitet.

Ka qenë vetë ai që e ka njoftuar këtë fakt, në një urim për Krishtlindje, në twitter:

Viti 2020 është i veçantë sepse fondacioni im mbush 10 vjeç. Na është dashur të shtyjmë shumë projekte, por shpresojmë që në vitin 2021 gjërat të përmirësohen, që vaksina të mund të arrijë në shumicën e shtëpive dhe të rifillojë jeta normale, që të mund të vazhdojmë të mbështesim djem e vajza dhe t’u japim atyre mundësi për të ardhmen” – fjalët e Rafael Nadal./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore