Kosova

“Qika” që lufton për gratë


Lufta për barazinë gjinore vazhdon gjithkund në botë, por s’është e njëjtë në çdo vend.

Derisa në shtetet perëndimore beteja ka avancuar deri për punësim e të ardhura të barabarta në punë, shoqëria kosovare mbetet ende me probleme krejt esenciale.

Mos-edukimi në çështje gjinore, ekonomia e dobët dhe e kaluara patriarkale janë veç disa.

Si artikulim i këtyre problemeve dhe përgjigje alternative për to është formuar edhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion, QIKA.

Iniciativa e tyre e fundit është një aksion shume kreativ ne luftën kundër stigmatizimit menstrual. Ideja se menstruacionet janë turp vjen nga mungesa e informacionit dhe jo edukimi për trupin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore