Lajme

Qeveria e Kosovës miraton një varg projektligjesh


Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e të mërkurës, ekzekutivi miratoi projektligjit për turizmin, atë për markat tregtare si dhe atë për mbrojtjen e sekreteve tregtare.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mbledhjen e Qeverisë e ka shpalosur koncept-dokumentin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ka thënë se është për të mirën e ekonomisë.

“Koncept dokumenti për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për konsumatorin parasheh ndryshime ligjore për të përmbushur detyrimet nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Stabilizim-asocimit”.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Hajdari ka thënë se ky projekt buron nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

“Ky projekt-dokument buron nga prioritet e Qeverisë së Kosovës dhe nga programi për mbrojtjen e konsumatorit, ky koncept dokument është përgatitur në përputhje të normave, për hartimin e koncept-dokumenteve si dhe përbën një masë të domosdoshme për mbrojtjen e konsumatorit dhe zhvillimit të vendit”.

Qeveria miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti për kontroll të shitjeve te armëve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes u shpreh se ky Projektligj synon të rregulloj aspektet ligjore rreth të drejtave dhe detyrimeve që palët e autorizuara sipas këtij legjislacioni kanë gjatë përdorimit të pajisjeve të pranuara në formë granti.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëveshje të ngjashme kanë me shumë shtete pantere. Miratimi i këtij Projektligji do të avancojë rregullimin ligjor të FSK-së në përmbushjen e misionit të saj”, deklaroi ai.

Krahas këtyre, ekzekutivi miratoi edhe një sërë projektligjesh në pako të adresuara nga Ministria e Bujqësisë.

Kryeministri Kurti në fund të mbledhjes i ka njoftuar ministrat se të enjten në Kuvendin e Kosovës do të ketë seancë plenare për buxhetin, teksa për të premten i njoftoi se do të kenë takim të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

Qeveria e Kosovës, mbledhjen e të mërkurës e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave nga Maqedonia e Veriut të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Bullgari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore