
Qeveria e Kosovës, mbledhjen e të mërkurës e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave nga Maqedonia e Veriut të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Bullgari.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga kjo tragjedi kombëtare.
“Në emër tim dhe Qeverisë u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi, të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe urojmë që tragjeditë e tilla të mos na përsëriten”.
“Në shenjë solidarizimi dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore”, tha Kurti.

Në mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin për ndryshimin e agjendës legjislative të qeverisë për vitin 2021.
Po ashtu, mbledhja është duke vazhduar me 33 pika në rend të ditës.
Më 23 nëntor një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Sipas autoriteteve bullgare, ky incident ndodhi në një autostradë të Bullgarisë perëndimore, si pasojë e të cilit humbën jetën 46 pasagjerë.
Qeveria e Kosovës, ashtu sikurse ajo e Bullgarisë, e kanë shpallur 24 nëntorin ditë zie kombëtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Turqia nis një batalion të këmbësorisë në Kosovë për të përforcuar KFOR-in
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes
-
NATO s’mund të jetë ombrella për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme – Komandati i KFOR kritikon Kurtin
-
Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Kurti të dalë me një iniciativë të veten për veriun, duhet të fitojë besimin e SHBA-ve
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes