Lajme

Putin: Gati për dialog nëse Kievi njeh territoret e aneksuara


Rusia është e gatshme të bisedojë me Ukrainën nëse Kievi njeh realitetet e reja territoriale që janë shfaqur si rezultat i konfliktit të vazhdueshëm midis dy vendeve.

Kështu ka deklaruar, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk Recep Tayip Erdogan.

Kjo sipas raporteve nga Kremlini.

Presidenti rus nënvizoi gjithashtu rolin shkatërrues të Perëndimit në Ukrainë.

Ndërkohë, presidenti i Turqisë, i kërkoi homologut rus që të shpallë armëpushim “të njëanshëm” në Ukrainë.

“Presidenti Erdogan tha se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një vizion për zgjidhje të drejt”, tha zyra e Erdoganit, teksa njoftuan më 5 dhjetor se dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Po ashtu presidenti turk pritet të zhvillojë një bisedë telefonike gjatë të enjtes edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore