Shqipëria

Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore


Ministria e Brendshme (MB) ka publikuar ekstraktin e pestë të listave zgjedhore të 25 Prillit 2021.

Të drejtën e firmosjes së këtij ekstrakti e ka kryetari i çdo bashkie.

Lista duhet të printohet nga zyrat e gjendjes civile, sipas qyteteve përkatëse.

Nga data 3 shkurt 2021, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve.

Çdo qytetar mund ta verifikojë praninë e emrit të tij në listën zgjedhore në platformën qeveritarë e-Albania.

Qytetarët kanë të drejtë të ankohen në zyrat e MB-së, nëse ata përballen me ndonjë problem ose paqartësi që lidhet me listën zgjedhore.

Lista, gjithashtu publikohet në ambientet e bashkive ose njësive administrative, ku çdokush mund të verifikojë praninë e emrit në listë.

Ekstrakti i parë është publikuar më 5 tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020, ekstrakti i katërt në 4 janar 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore