Sport

PSG: Vitinha marrëveshje e arritur, por zyrtarizimi ende në pritje


Transferimi i parë i Luis Campos-it te PSG-ja pritet të jetë mesfushori portugez, Vitinha.

Marrëveshja thuhet se është arritur mes palëve, por zyrtarizimi nuk ka ardhur ende.

Me përjashtimin e ndonjë situate të jashtëzakonshme, 22-vjeçari do të veshë fanellën e parisienëve.

Sipas mediave franceze, akordi mes PSG-së dhe Porto-s është arritur që më 17 qershor.

Lojtari do të kushtojë 40 milionë euro, që është klauzola e tij e lirimit.

Mesfushori ka karakteristika të ngjashme me Marco Verratti-n.

Ai u afrua me PSG-në falë ndërhyrjes së agjentit të tij, Jorge Mendes.

Skuadra nga Parisi, fillimisht kërkonte të paguante 20 milionë euro këtë verë dhe 20 milionë të tjera verën e ardhshme, por gjeti refuzimin e portugezëve që kërkojnë 40 milionë direkt.

Megjithatë, PSG-ja, edhe pse ka akordin me Porto-n, marrëveshja jo zyrtare nuk do të zgjasë shumë.

Afati i saj është deri më 30 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore