Përballje

PSG fiton Superkupën e Francës


Paris Saint Germain e ka fituar Superkupën e Francës, teksa mposhti skuadrën e Nantes me rezultat 3:0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të, ku Lionel Messi shënoi një gol shumë të bukur duke e kaluar edhe portierin e Nantes.

Goli i dytë i parisienëve erdhi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, kur Neymar shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi të dyfishtë të PSG-së, teksa 12 minuta pasi filloi e dyta erdhi edhe goli i tretë i parisienëve nga Sergio Ramos, i cili përfitoi më së miri nga një tollovi e krijuar në zonën kundërshtare, duke shënuar një gol të bukur me thembër.

Në minutën e 81-të, mbrojtësi i Nantes, Jean-Charles Castelletto, shkaktoi penallti, pas së cilët u përjashtua nga loja, ku më pas Neymar u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e shënuar golin e tij të dytë personal në ndeshje.

Në 10 minutat në vazhdim, PSG pati edhe disa mundësi të mira për ta thelluar epërsinë, por rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar.

Kështu skuadra parisiene e nis mirë sezonin, duke fituar një trofe një javë para startit të Ligue 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore