Sport

PSG është në bisedime më Luis Enrique-n


Skuadra e Paris Saint-Germain është duke kërkuar për një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Christophe Galtier i ka ditët e numëruara në kryeqytetin francez, i cili pritet të shkarkohet së shpejti nga posti i trajnerit.

Në këtë mënyrë, pritet që vendin e tij ta zërë trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique.

Gazeta franceze, “L’Equipe” shkruan se drejtuesit e Parisit janë në bisedime të avancuara me Enrique-n, të cilin e dëshirojnë ta kenë në stol për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Enrique është i pa punë që nga dhjetori i vitit të kaluar kur ndau rrugët me kombëtaren e Spanjës.

Përveç Spanjës ai ishte trajner edhe te Barcelona, Celta Vigo dhe Roma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore