Sport

PSG duhet të punojë “në heshtje” për Messi-n


Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman-i e ka quajtur PSG-ën si të “parespektueshme” pasi lojtari i parizienëve, Angel di Maria, ishte personi i fundit në klub që mund të fliste për të ardhmen e Lionel Messi-t. Mauricio Pochettino, tekniku i PSG-se, tha se klubi duhet të lihet të punojë “në fshehtësi” për nënshkrimin e Messi-t, pas “acarimit” të Barcelona-s.

Koeman-i e kritikoi PSG-ën, në një deklarat për mediat, të mërkurën, duke i cilësuar gjigandët nga Liga 1 franceze si “mosrespektues”, duke diskutuar rregullisht mbi Messi-n.

Di Maria ishte personi i fundit nga kampi i PSG-së që foli rreth kesaj çështje. Më herët pjesë e këtij debati ishin bërë Neymar-i, Pochettino dhe drejtori sportive i PSG-ës, Leonardo.

Pochettino u ndal të flasi për këtë situatë, pas ndeshjes me Nimes-in, të fituar 3-0.

“Unë nuk do të flas për ata që komentojnë lojtarët tanë, siç e dini, sepse fjalët e mia mund të keqkuptohen dhe pastaj këto fjalë mund të shkojnë në një vend tjetër në një tjetër mënyrë”- tha Pochettino.

“Duhet të jem i përqëndruar në përpjekjen për të përmirësuar këtë ekip, nga tani e deri në fund të sezonit, të përpiqemi të arrijmë qëllimet tona, duke e ditur se nuk do të jetë e lehtë, sepse jemi në një situatë të vështirë, të çuditëshme, me pandeminë që po na prek të gjithëve ne dhe gjithashtu futbollin”-shtoi tekniku argjentinas.

“Dhe pastaj, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Francës, ne do të përpiqemi të garojmë e të shkojmë sa më larg të mundemi, të përpiqemi të fitojmë, sepse në Paris na intereson vetëm fitorja”-vijoi 48-vjeçari.

“Por unë nuk dua të jap emra, nuk dua të mendoj për të ardhmen. Jam i sigurt që klubi po punon në drejtime të ndryshme për t’u përmirësuar. Pra, le ta lëmë klubin duke punuar në heshjte, në fshehtësi, në mënyrë që të kemi një ekip më të mirë dhe me më shumë mundësi për të fituar”- tha në fund të prononcimit për mediat tekniku Pochettino.

Gjithashtu ai vlerësoi dhe performancën e Di Maria-s, pas fitores me Nimes-in, i cili shënoi golin e parë të sfidës. Dy golat e tjerë erdhen nga Pablo Sarabia dhe Kylian Mbappe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore