Bota

Pse u zhduk Hëna 900 vite më parë?


Në 5 maj 1110, Hëna nuk ishte më e dukshme në qiell! Për thuajse 900 vite, kjo ngjarje mbeti e mistershme, por sot, shkencëtarët duket se kanë një përgjigje.

Shpërthimi i vullkanit Asama në Japoni, mund të ketë qenë shkaktari i fenomenit që sot njihet si “Black Moon”.

Një studimi i kryer nga një ekip kërkimor në Universitetin e Gjenevës, zbuloi çfarë mund të ketë ndodhur në 1110-ën. Kjo është bërë e mundur falë gërmimeve në akullnajat e Groenlandës dhe Antarktidës.

Sipas analizave, ngjarja ka ndodhur midis viteve 1108 dhe 1110. Hamendësime të mëparshme, lidheshin me shpërthimin e vullkanit Hekla në Islandë. Por mospërputhja e viteve është e madhe.

Ndërkohë, shpërthimi i vullkanit Asama në Japoni përputhet plotësisht me periudhën kur Hëna u zhduk nga qielli.

Në kampionet e akullit u gjetën gjurmë të sulfurit, të cilat prodhohen nga shpërthimet vullkanike. Këto grimca sulfurike ngjiten fillimisht në stratosferë dhe më pas bien ngadalë në sipërfaqe.

Mendohet se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm dhe ka zgjatur aq shumë, sa grimcat kanë qendruar në stratosferë për muaj me radhë. Kështu duke lënë Hënën të mbuluar dhe të padukshme nga Toka.

Zhdukja e Hënës në atë periudhë është dokumentuar nga disa rajone në botë. Edhe pse përgjigja nuk është përfundimtare, shkencëtarët besojnë se hipoteza e tyre do të vërtetohet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore