Lajme

PSD-ja mbi veturat zyrtare vendos mbishkrimin “KEDS-KESCO”


Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Nol Nushi.

Partia Socialdemokrate, të hënën ka zhvilluar një aksion në oborr të Qeverisë së Kosovës, ku veturave zyrtare u është vendosur logoja e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS).

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Nol Nushi, është shprehur se veturat qeveritare janë shndërruar në vetura të KEDS-it.

Nushi ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për ndarjen e 15 milionë  shtesë, për të cilën tha se nuk është ditur se a ka pas kërkesë apo jo.

“Ky lajm nuk mori shumë bujë sepse u mbulua nga një skandal tjetër ai i derivateve. Ne sot po duam të ripotencojmë këtë padrejtësi që po i bëhet buxhetit publik edhe një tentativë tjetër të rritjes së energjisë”.

“Paramendoni të shtunën në vikend në ora 21:00 në gjysmë të natës, Qeveria mblidhet me urgjencë online dhe me një proces tepër jo transparent i ndan ekstra 15 milionë euro për KEDS”, tha Nushi.

Aksioni i PSD-së.

Sipas tij, nuk dihet as arsyeja se a ka pas kërkesa, çka ka qenë nevoja për me u bë ky dëmtim i buxhetit në këtë formë.

“E kemi cek edhe më herët që tashmë kjo Qeveri është totalisht në shërbim të korporatës së distribucionit të energjisë KEDS dhe sot këto vetura të qeverisë dhe punëtorëve të kësaj qeverie nuk janë më vetura të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve, këto kuaj të dimrit kanë qenë totalisht vetura dhe zyra në shërbim të KEDS-it”.

Aksioni i PSD-së.

Ndërsa, është shprehur se e konsideron të papranueshme qe si një qeveri vihet nën kontrollin e një kompanie private dhe shantazhohet.

“Duke e ditur që ndonëse jemi në krize energjetike, të gjithë jemi duke humbur diçka vetëm KEDS po i vazhdon përfitimet. Jemi në pritje të vendimit të ZREE, jemi të sigurt që komentet më të mira i ka dërgua organizmi jonë popullor në protestën e së shtunës me ata mijëra njerëz. Mesazhi ishte i qartë, qytetarëve nuk guxon ti shtrenjtohet rryma”.

Më 29 janar, “Albin rrenci”, “Albin mashtruesi” qytetarët kanë brohoritur të revoltuar në protestën e të shtunës në sheshin e Zahir Pajazitit, teksa mbanin pankarta me mbishkrimet, “Paga mjerane, fatura evropiane”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Krejt dhe padrejt”.

Zyrtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi, ka paralajmëruar se kjo është vetëm njëra nga protestat që do të mbahet, në rast se vazhdohet me ngritje të çmimeve.

“Absolutisht, protesta është shumë e madhe, sa ma të mëdhaja çmimet aq më të mëdhaja protestat po e shihni zemërimin e qytetarëve është mashtrim edhe elektoral me çmimin andaj ju lus që ta përcjellin protestën dhe për pak fillojmë mashtin deri tek objekti i qeverisë” , deklaroi Molliqaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore