Lajme

Kosovë: “Albin Mashtruesi” – protesta kundër shtrenjtimit të rrymës


Protesta në sheshin “Zahir Pajaziti” kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

E përditësuar 

________________________________________________________________________________

Molliqaj, policëve: Futuni brenda

Policia dhe protestuesit perplasen para Qeverise

Pas marshit, protestuesit janë vendosur tek objekti i Qeverisë Kosovës ku ka pasur ballafaqime me Policinë e Kosovës.

Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, u ka thënë policëve që nuk kanë nevojë të dalin jashtë, sepse ata thjesht duan të mbajnë fjalime.

“Kërkojmë që policët të futet brenda në objekt dhe ne do mbajmë fjalime dhe do të shkojmë në shtëpi”, ka thënë Molliqaj.

“Futni brenda”.

Molliqaj ka pyetur përse në protestën e para tri ditësh ishte e mundur që organizatori të flas në shkallë të objektit të qeverisë, derisa sot nuk po lejohet e njëjta.

“Policia ka dal të na pengojë. A e dini pse? Se e kanë rritur çmimin e po ju vjen marre, prandaj po fshehën prapa policisë”.

______________________________________________________________________________

“Albin rrenci”, “Albin mashtruesi” qytetarët kanë filluar të brohorasin të revoltuar në protestën e të shtunës në sheshin e Zahir Pajazitit, teksa mbanin pankarta me mbishkrimet, “Paga mjerane, fatura evropiane”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Krejt dhe padrejt”.

Zyrtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi, ka paralajmëruar se kjo është vetëm njëra nga protestat që do të mbahet, në rast se vazhdohet me ngritje të çmimeve.

“Absolutisht, protesta është shumë e madhe, sa ma të mëdhaja çmimet aq më të mëdhaja protestat po e shihni zemërimin e qytetarëve është mashtrim edhe elektoral me çmimin andaj ju lus që ta përcjellin protestën dhe për pak fillojmë mashtin deri tek objekti i qeverisë” , deklaroi Molliqaj.

Protesta në sheshin “Zahir Pajaziti” kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Një i moshuar është shfaqur në protestë i zemëruar duke thënë se s’mund të jetojë me rrenca në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

“Ma kanë marrë hajnat, m’kanë lan pa shtëpi. Oj Kosovë kallu se hajnat e kanë kap në dorë shtetin. O Albin rrenci, s’vyn sen. Rrenci, rrenci. Ma ka rrit rrymën 250 euro”, tha ai.

I moshuari gjatë protestës.

Protestuesit përplasen me policinë te ndërtesa e Qeverisë

Protestuesit të cilët po protestojnë, janë afruar afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u përplasur kështu edhe me Policinë e Kosovës.

Protestuesit kanë kërkuar nga Policia që t’i lejojë të ngjiten në shkallët e hyrjes së ndërtesës së Qeverisë për të mbajtur fjalimet.

Policia nuk i ka lejuar dhe në këtë moment ka nisur një përleshje mes tyre.

Vendosja e policisë së Kosovës para Qeverisë.
Arritja e protestuesve tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Përleshja mes protestuesve dhe policisë së Kosovës.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore