Lajme

Protesta ne Graçanicë, policia bllokon rrugën Prishtinë-Gjilan


Policia e Kosovës, ka thënë se për arsyeje të protestës së paralajmëruar nga serbët lokalë që do të mbahet të premten në Graçanicë – pas arrestimin të serbit D.M, i dyshuar për krime lufte – rruga Prishtinë-Gjilan do të jetë e bllokuar.

Përmes një komunikate të lëshuar për media nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije se rruga do të bllokohet nga ora 11:30.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas tyre, për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, “kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”.

Ndryshe, Policia e Kosovës, edhe të enjten ka thënë se për arsyeje të protestës së paralajmëruar që do të mbahej në Graqanicë, rruga do të jetë e bllokuar.

Përmes një komunikate nga ana e Policisë është thënë se rruga do të bllokohet pas orës 11:00.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, është thënë nga Policia.

Ndërsa është kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik për këtë situatë.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”.

Edhe me 21 qershor nga serbët ishte protestuar në Graçanicë, ata u mblodhën para stacionit policor në shenjë revolte për arrestimin e serbit D.M.

Serbi D.M., është arrestuar si i dyshuar për krime lufte, ku sipas policisë, ai dyshohet se krimet i ka kryer gjatë periudhës 1998-1999.

Policia bllokon rrugët për në Graqanicë për arsyeje të protestës së paralajmëruar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore