Kosova

Policia bllokon rrugët për në Graqanicë për arsyeje të protestës së paralajmëruar


Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka thënë se për arsyeje të protestës së paralajmëruar që do të mbahet të enjten në Graqanicë, rruga do të jetë e bllokuar.

Përmes një komunikate nga ana e Policisë është thënë se rruga do të bllokohet pas orës 11:00.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, është thënë nga Policia.

Ndërsa është kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik për këtë situatë.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”.

Edhe me 21 qershor nga serbët ishte protestuar në Graçanicë, ata u mblodhën para stacionit policor në shenjë revolte për arrestimin e serbit D.M.

Serbi D.M., është arrestuar si i dyshuar për krime lufte, ku sipas policisë, ai dyshohet se krimet i ka kryer gjatë periudhës 1998-1999.

Që nga 14 qershori, shoferët e kamionëve me targa serbe, që nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar importin e mallrave nga Serbia, kanë protestuar për të tretën ditë me radhë në pikat kufitare në Jarinjë, Merdare dhe Bërnjak.

Po ashtu, përfaqësuesit e Odës Ekonomike serbe dhe të Odës Ekonomike të Kosovës u takuan më 16 qershor në Podgoricë.

Ata kishin bërë thirrje ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), që të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Më 21 qershor, në pikëkalimi kufitar në Jarinje u lejuan të kalonin për në Serbi vetëm makinat private.

Në Merdarë nuk janë lejuar që të kalojnë autobusët, ndërkaq pikëkalimi në Bërnjak vazhdon të jetë i mbyllur për transportuesit e mallrave në të dyja drejtimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore