Pajisje

Produktet alternative të duhanit me ngrohje paraqesin risk më të ulët


Produktet me ngrohje janë të krijuara për të ngrohur fijen e duhanit pa e djegur atë dhe pa çliruar tym. Popullariteti i këtyre produkteve arriti majat në Japoni pas prezantimit të pajisjes me ngrohje IQOS në 2014-ën. Produktet me ngrohje gjenden tashmë në shumë tregje.

Një studim i ri nga Cochrane, bazuar mbi të dhëna nga 11 studime me përfshirjen e mbi 2,600 personave, zbuloi se duhanpirësit që kanë kaluar nga cigarja tek produktet me ngrohje kanë nivele shumë më të ulëta ekspozimi ndaj kimikateve të dëmshme se sa ata që vazhdojnë të tymosin cigare.

Bëhet fjalë për nivele më të ulëta të ekspozimit ndaj substancave që lidhen me kancerin, sëmundjet e zemrës dhe problemet e frymëmarrjes. Kjo do të thotë se kalimi nga cigaret në produktet me ngrohje, mund të ulë riskun e këtyre sëmundjeve.

Ndërkaq, ka prova të mjaftueshme për të besuar se tymosja e cigares është shumë e rrezikshme. Ne e dimë tashmë se shumica e dëmeve të cigareve- të cilat janë përgjegjëse të sëmundjeve nga të cilat rrezikohen duhanpirësit e rregullt të cigareve- vijnë nga kimikatet e dëmshme që çlirohen nga djegia. Ndërsa produktet me ngrohje janë të dizajnuara për të shmangur djegien, ndaj është e pritshme që ato të paraqesin risk më të ulët.

Produktet me ngrohje mund t’i sjellin përfitime shëndetit publik përmes reduktimit të riskut, krahas të qenit ndihmuese për njerëzit që duan të heqin dorë prej cigareve tradicionale. Gjithashtu, këto produkte nuk joshin njerëz të cilët nuk pinë cigare.

Dy studime japoneze treguan se si shitjet e cigareve pësuan rënie domethënëse pasi IQOS u prezantua në treg. Kjo sugjeron se produktet me ngrohje mund të jenë një mënyrë për të hequr dorë nga cigarja.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore