Sport

Probleme shëndetësore për Verstappen para Çmimit të Madh të Arabisë Saudite


Max Verstappen. Photo: Sky Sports

Max Verstappen i Red Bull do të humbasë konferencat mediatike në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite të enjten për shkak të një sëmundjeje stomaku.

Kampioni i botës në Formula 1 ka postuar në Twitter se ai “po ndihet mirë përsëri” dhe pret të jetë në pistë të premten.

Kampioni i dyfishtë i botës, i cili dominoi garën e hapjes së sezonit të Formula 1 në Bahrein dy javë më parë, tha se po luftonte me sëmundjen këtë javë. Megjithatë, ai pret të jetë në Red Bull për stërvitje në Jeddah të premten.

“Ndihem mirë përsëri, pasi nuk kam qenë në formë për disa ditë për shkak të një problemi në stomak”, shkroi holandezi, 25 vjeç, në Twitter.

“Prandaj, për fat të keq më duhej ta shtyja fluturimin tim për një ditë, kështu që nuk do të jem në pistë deri të premten”., vijoi holandezi.

Ekipi i Red Bull i Verstappen shkroi në Twitter se “Max ka vuajtur nga një sëmundje stomaku gjatë ditëve të fundit dhe, me marrëveshja e FIA-s, nuk do të jetë i pranishëm sot (e enjte) në pistë. Ndjehu më mirë, Max”.

Verstappen shkon në raundin e dytë të sezonit duke udhëhequr kampionatin pas fitores së tij në Bahrein.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore