Lajme

Pretendimi i Dreçun-it: “Brigada e Veriut” ekziston vetëm në disa grafite, Kurti do të dërgojë FSK-në në Veri


Kryetari i të ashtuquajturit Komision për Kosovë i Kuvendit të Serbisë, Milovan Dreçun, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” – dy organizatat kriminale që operojnë në Veri të Kosovës – si organizata terroriste.

Dreçun thotë se vendimi i kryeministrit Kurti për shpalljen e dy organizatave të lartcekura është një veprim i pritshëm dhe se është pjesë e planit të tij për “okupimin e plotë të Kosovës”.

“Brigada e Veriut” ekziston vetëm në disa grafitë të shkruara nga ndonjë individ”, tha Dreçun për Radio Televizionin e Serbisë.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës në një moment do të kërkojnë nga KFOR-i për leje për të shkuar në veri nën pretekstin e pretenduar të luftimit kundër organizatave terroriste që nuk ekzistojnë”.

Me këto veprime të Qeverisë, Dreçun pretendon se Kosova po krijon bazën ligjore dhe mekanizmin për vazhdimin e arrestimeve të mëtejshme të serbëve.

“Tani ata mund ta shpallin këdo terrorist. Kurti së fundi ka bërë një listë prej 350 serbëve të cilët ai tentoi t’ia dorëzonte Miroslav Lajçakut dhe ai refuzoi ta pranonte”, shtoi ai

“Po, ata ekzistojnë. Por ata janë në mesin e islamistëve radikalë që veprojnë në Kosovë dhe mund të kërkosh terroristë në mesin e tyre, por nuk mund t’i kërkosh në mesin e serbëve që protestojnë në mënyrë paqësore për të mbrojtur të drejtat e tyre”.

Sipas tij, Perëndimi nuk bëri asgjë për ta penguar Kosovën nga një plan i tillë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada).

Organizata këto të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar arsyen se se në çka po bazohet për të marrë këtë vendim.

Ai ka thënë se këto organizata janë duke paraqitur problem serioz për pjesën veriore të Kosovës dhe se niveli kërcënimit është mjaft i lartë.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore