Lajme

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës


Ilustrim.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada).

Organizata këto të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar arsyen se se në çka po bazohet për të marrë këtë vendim.

Ai ka thënë se këto organizata janë duke paraqitur problem serioz për pjesën veriore të Kosovës dhe se niveli kërcënimit është mjaft i lartë.

“Bazuar në vlerësimet e sigurisë së institucioneve këto organizata paraqesin problem serioz për rendin kushtetues dhe juridik. Duke pasur për qellim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim nga veprimet me elemente terroriste”.

“Duke u përfshirë por duke mos u kufizuar në sulme të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, sulme ndaj qytetarëve e kundërshtarëve politik, thirrje për rezistencë dhe mosbindje shkaktim i rrezikut të përgjithshëm edhe për mes zjarrvënës ndaj pronës publike dhe private, pengimi i lëvizjes së lirë”.

“Detyrimi i qytetarëve për pjesëmarrje në protesta, barrikada dhe forma të tjera të rezistencës, organizimi dhe pengimi të vendimeve të institucioneve të vendit, rekrutimi dhe trajnimi i pjesëtareve për përdorimin e armeve dhe metodave luftarake në baza ushtarake në Serbi me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vendore dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë”.

Kryeministri tutje ka thënë se këto organizata kanë pasur për qëllim edhe pengimin dhe tërheqjen e kryetarëve në Veri nga procesi zgjedhor.

“Kanosje dhe frikësim i qytetarëve të vendit në Veri, subjekteve politike e kandidatëve me qëllim pengimin dhe tërheqjen nga procesi zgjedhor. Niveli i kërcënimit nga këto formacione është i lartë”.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë duke punuar në drejtim që të identifikojnë tërësisht këto kërcënime.

“Vazhdimisht po punojmë që të identifikojmë dhe të reagojnë kundër kërcënime ndaj sigurisë, integritetit dhe rendit kushtetutës të Republikës së Kosovës”.

“Në këtë drejtim terrorizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbetet një ndër shqetësimet kryesore që vitet e fundit ka kërcënuar Republikën e Kosovës”.

Më 24 qershor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte paralajmëruar se ditëve në vijim do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që organizatat kriminale si “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada” të cilët operojnë në Veri të Kosovës dhe janë të mbështetura në mënyre direkte Beogradi zyrtar të shpallen organizata terroriste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore