Përballje

Portieri i Gjilanit barazon në minutat shtesë ndaj Ballkanit, ndërpritet ndeshja pasi tifozët hynë në fushë


Kryendeshja e javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Ballkanit doli të jetë shumë interesante, e cila aktualisht është ndërprerë pas golit të barazimit në minutën e 95-të.

Një gol u realizua në sekondat e para të ndeshjes, derisa tjetri u shënua në momentet e fundit të përfundimit të takimit.

Pas vetëm 27 sekondash lojë, Ermal Krasniqi arriti ta kalonte Ballkanin në epërsi, gol ky që goli të jetë më i shpejti për këtë edicion ne Superligë.

Në vazhdim ndeshja u karakterizua me lojë të hapur dhe të mirë nga dyja skuadrat, por përkundër rasteve të shumta, gola më nuk pati deri në minutën e pestë shtesë.

Dhe ky gol doli të jetë shumë i rrallë, pasi që portieri i Gjilanit Enea Koliçi arriti ta barazonte rezultatin përmes rrjetës së realizuar me kokë, pas një goditjeje nga këndi.

Pas këtij goli të barazimit, vendasit u gëzuan shumë, tifozët e të cilëve hyrën një numër i madh në fushë, ku nga kjo situatë mbeti i lënduar portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Frashëri më pas u dërgua me autoambulancë për në spital, derisa për fatin e ndeshjes ende nuk dihet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore