Sport

Play-off për Kupën e Botës, skuadrat dhe datat e shorteut


Teksa kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022, janë mësuar dhe skuadrat që do të marrin pjesë direkt në fazen finale të këtij kompeticioni. Gjithashtu janë ende tre vende të lira për një blietë për në Katar.

Vendet që janë kualifikuar janë Anglia, Belgjika, Danimarka, Franca, Spanja, Serbia, Gjermania, Holanda, Kroacia dhe Zvicra.

Në play-off do të shkojnë 12 skuadra, të cilat do të luftojnë për tre vendet e fundit që të dërgojnë në Katar. 10 skuadra vijne si vendet e dyta më të mira të fazës së kualifikueseve dhe dy nga Nations League.

Tek skuadrat e ardhura nga fazat e grupeve bëjnë pjesë: Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia, Uellsi, Turqia, Polonia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina. Nga Nations League vijnë Austria dhe Çekia.

12 skuadrat do të ndahen në tre gupe me nga katër. Data e përcaktuar për hedhjen e shortit është 26 nëntori, duke filluar nga ora 17:00. Ai do të mbahet në Zyrih të Zvicrës.

Shorti për përcaktimin e grupeve të Kupës së Botës, Katar 2022, do të hidhet në Doha në prill të 2022. Turneu do të fillojë më 21 nëntor dhe do të përfundoi me finalen e madhe të 18 dhjetorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore