Art&dizajn

Piktura “e rreme” në fakt mund të jetë një vepër e mirëfilltë nga Rembrandt


Rembrandt

Përmes një analize të re që i është veprës “Koka e një burri me mjekër” u zbulua se ajo ishte pikturuar midis viteve 1620 dhe 1630, në punëtorinë e Rembrandt-it.

Një pikturë, prej kohës e refuzuar nga ekspertët, e konsideruar si e falsifikuar, në fakt mund të jetë vepër autentike nga Rembrandt Harmenszoon van Rijn (1606-1669).

Në të majtë, koka e një burri me mjekër, dhe në të djathtë, analiza me rreze infra të kuqe që tregon se prekjet e bojës i janë shtuar më vonë veprës.

Në të majtë, Koka e një burri me mjekër, në të djathtë, analiza infra të kuqe që tregon se prekjet e bojës i janë shtuar më vonë veprës. Nga Muzeu Ashmolean / Universiteti i Oksfordit.

Në vitin 1951, muzeu Ashmolean në Angli mori pikturën nga një koleksionist dhe tregtar britanik i artit. Në pjesën e pasme të pikturës, e cila është sa madhësia e një kartoline, një etiketë e shtypur, e prerë nga katalogu nga një ankand në Paris i mbajtur më 25 shkurt të vitit 1777, kishte qenë e mbërthyer.

Në fillim të viteve 1980, piktura ishte vlerësuar nga “Projekti Kërkimor Rembrandt”, autoriteti kryesor në studimin e punës së piktorit, por u cilësua e falsifikuar ose e riprodhuar.

Në atë kohë, ekspertët thanë se besonin se ishte vetëm një nga një seri kopjesh të bëra nga origjinali i humbur.

“Ata e panë atë në tërësi dhe konstatuan se nuk ishte pikturë e Rembrandt-it”, tha An Van Camp, kurator i Muzeut Ashmolean.

“Ekspertët konsideuar se mund të jetë një pikturë imituese në stilin e Rembrandt-it dhe ndoshta është bërë para fundit të shekullit të 17-të, kështu që s’mund të ketë qenë as gjatë kohës sa jetonte Rembrandt-i”.

“Kopja” mbeti e harruar në bodrumin “Ashmolean” deri vonë, kur në një ekspozitë, filloi të organizohej në muze dhe kuratorët vendosën të nisim një rivlerësim të saj.

Piktura u analizua nga Peter Klein, një profesionist i cili studion unazat vjetore në pemë për të përcaktuar moshën e tyre.

Etiketa e shtypur në anën e pasme të pikturës.

“Koka e një burri me mjekër ishte pikturuar në një panel i cili vinte nga një lis në rajonin Baltik, i prerë midis 1618 dhe 1628 dhe u përdor në dy vepra të njohura nga Rembrandt dhe Lievens”, tha Klein.

“Ne mund ta datojmë me vendosmëri portretin në 1620-30”.

Ekspertët nuk kanë konfirmuar ende se piktura është autentike, por analiza garanton se ajo ka ardhur nga punishtja e piktorit.

“Si kurator është jashtëzakonisht emocionuese të zbulosh se një pikturë e paidentifikuar më parë mund të vendoset në punëtorinë e një prej artistëve më të famshëm të të gjitha kohërave”, tha Van Camp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore