Sport

Peticioni kundër transgjinorëve në Olimpiadë mbledh 21 mijë nënshkrime


Një peticion për të ndaluar atletët transgjinorë që të garojnë në të njëjtat kategori me femrat bilogjike në lojërat olimpike, ka mbledhur më shumë se 21 mijë nënshkrimi.

Laurel Hubbard, transgjinori i cili u regjistrua në kategorinë e femrave për peshëngritje, ka nxitur debat të madh në sport dhe ka vënë në dyshim rregullat e Komitetit Internacional Olimpik (IOC).

Hubbard ndëroi gjini tetë vite më parë në moshën 35-vjeçare.

Që nga ajo kohë, ajo ëshë përputhur me të gjitha kërkesat dhe rregullat e Komitetit Internacional Olimpik për transgjinorë dhe kompeticion të drejtë.

Rregullat e IOC specifikojnë kushte nën të cilat ata që transformohen nga mashkull në femër duhet të ndjekin për të qenë të lejuara në garë.

Ndër to, është deklarimi i gjinisë femërore, dhe se ky deklarim nuk mund të ndryshohet, të paktën për katër vite.

Atleti duhet të demonstroj se niveli i testosteronit të saj është nën një matje specifike për të paktën 12 muaj para garës së saj të parë.

Kurse, peticioni në Change.org, kërkon që rregullat e IOC të suspendohen.

Aty shkruan: “IOC kërkon që një transfemër të ketë mbajtur nivelin e testosteronit në një nivel të caktuar që të përfaqësohet si femër e vetëdeklaruar. Kjo tërësisht injoron avantazhin fizik në shpejtësi, gjatësi dhe fuqi që një atlet i lindur mashkull do të ketë”.

Disa në komunitetin e peshëngritjes debatojnë se këto rregulla nuk garantojnë garë të drejtë.

Kriteria vendimtare, një maksimum i dhjetë nanomoleve për një litër testosteroni, është pesë herë më e lartë se ajo e një femre normale.

Anna Van Bellinghen, belgia që do të jetë në garë kundër Hubbard, e cilëson pjesëmarrjen e saj si një “shaka të keqe” për garueset femra.

“Të gjithë që janë stërvitur në peshëngritje në nivelin më të lartë e dijnë që kjo situatë nuk është e drejtë, as për sportin, as për atletët”.

Në anën tjetër, Hubbard u shpreh: “Jam shumë e lumtur dhe kokëulur nga mbështetja që kam marrë nga plot njerëz. Para tre viteve, karriera ime sportive u duk se erdhi në fund, por mbështetja juaj më solli në këtë pikë”.

Kryeministrja i Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e ka mbështetur plotësisht 43-vjeçaren, duke u shprehur:

“Ne thjesht kemi ndjekur rregullat që ka përcaktuar IOC”.

“Për fund, përgezoj të gjithë që kanë pasur dorë në këtë vendim. Shpresoj që vendimi që kanë marrë ata të mbetet, në përputhje me standartet që janë vendosur në nivelin global”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore