Lajme

Peticion për dorëheqjen e Princ Harry-it nga titujt mbretërorë


Ekspertja mbretërore, Lady Colin Campbell, ka nisur një peticion, sipas të cilit Princ Harry-t i kërkohet të heqë dorë nga të gjithë titujt mbretërorë, për të qenë në gjendje të kënaqë besimet e tij personale, pa pasoja ndaj monarkisë britanike.

Këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 25 mijë veta.

Qëllimi i gjithë kësaj është që Harry t’i kërkojë vetë Mbretëreshës të lërë pezull titujt e tij mbretërorë dhe gradat.

Ndër të tjera, në peticion shkruhet se: “Si një qytetar thjesht i zakonshëm, pa grada mbretërore, ose tituj ai (Harry) do të jetë në gjendje të kënaqë besimet e tij personale, siç është e drejta e të gjithë qytetarëve të thjeshtë, pa mundësinë pasuese të dëmtimit të institucionit të Monarkisë”.

Ndër të tjera, Campbell tha për “The Daily Star” se: “E nisa atë peticion, sepse mendoj se është gjëja e duhur që duhet bërë. Kam folur dhe me shumë njerëz të tjerë që mendojnë se kjo është gjëja e duhur”.

Ishte intervista e dyshes së njohur, Harry-t dhe Meghan-it për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore, e cila tronditi gjithë botën.

Harry, ndërkohë, e thellon skandalin, duke bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij.

Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore