Sport

Pesë ndeshjet e Amerikës së Jugut për kualifikimet e Botërorit


Kanë mbetur edhe ndeshjet e Amerikës së Jugut që, kualifikueset e shteteve për muajin shtator, të marrin fund.

Ndeshjet, të cilat po luhen sonte, kanë krijuar shumë polemika edhe në futbollin evropian.

Futbollistët e skuadrave evropiane do të luajnë sonte, duke e pasur thuajse të pamundur që të jenë të gatshëm në kohë për ndeshjet e ekipeve të tyre.

Madje, në La Liga janë shtyrë dy ndeshje.

Kjo sepse orari i pengon shumicën e skuadrave që të luajnë në Champions League.

Gjithsesi, sonte zhvillohen pesë ndeshje.

Me fillim në orën 00:30, Paraguaji i vendit të gjashtë përballet me Venezuelën e vendit të fundit.

Po në të njëjtin orar, Uruguaji, e katërta në tabelë, luan ndeshjen me Ekuadorin që gjendet një vend më lart.

Në orën 01:00, Kolumbia tenton të thellojë edhe më shumë krizën e Kilit që gjendet e teta.

Gjysmë ore më vonë, luan kombëtarja e Messi-t.

Albiselestët e Argjentinës janë pritës të Bolivisë në Buenos Aires.

Kurse, në mitikun “Maracana”, me fillim në orën 02:30, Brazili i të gjitha fitoreve, e pret Peru-n.

Me këto ndeshje, mbyllen ndeshjet e kombëtareve për një muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore