Film

Përvoja e emigracionit në Amerikë përmes filmit “Minari”


Filmi nga kineasti koreano-amerikan, Lee Isaac Chung, “Minari,”, rrëfen historinë e një familjeje imigrante nga Koreja e Jugut që përpiqet të bëjë realitet ëndrrën amerikane.

Në të pasqyrohen përpjekjet e familjes emigrante për të vënë rrënjë në tokën amerikane.

Patriarku i familjes, Jacob, luajtur nga aktori Steven Yeun, është i vendosur të arrijë sukses si fermer. Ai blen një copë tokë në malet Ozarke dhe vendoset atje me familjen.

Monica, e cila është e zhgenjyer nga vendimi i bashkshorti, Yeri Han (aktori), përkushtohet të ndërtojë jetën në këtë zonë të shtetit Arkansas.

Të dy ata punojnë në një fabrikë për përpunimin e mishit të pulës, ndërkohë që Jacob përpiqet të ndërtojë biznesin.

“Do të falimentojmë nëse jetojmë këtu. Mendo për fëmijët. Duhet të më shohin një herë në jetë të suksesshme,” thotë Monica.

Monica sjell nënën nga Koreja e Jugut që të kujdeset për fëmijët. Soonja, luajtur nga Yuh-jung Youn, kujdeset për Anne-n dhe David-in. Në film djali, luajtur nga Alan Kim, vuan nga një defekt në zemër.

“Të gjitha nënat e bëjnë këtë, qofshin greke, koreane, apo amerikane; është universale,” thotë aktorja.

Aktorja koreano-jugore thotë se regjisori Lee Isaac Chung i dha liri të plotë krijuese për  për Voice of America..

Kineasti Chung, merr frymëzim nga fëmijëria e tij, por mishëron edhe përvojën e imigrantit në përgjithësi:

“Njerëz nga më të ndryshëm na kanë kontaktuar e na thonë: ‘Ky film më përngjet me historinë time’.

Për mua kryesorja ishte të përcillja një frymë humanizmi në përgjigje të ideve që ekzistojnë për grupe të caktuara si imigrantët, apo amerikanët e jugut, apo njerëzit besimtarë,” tregon kineasti.

Gjatë një diskutimi, zoti Chung shprehet optimist se filmi i tij mund të ndihmojë koreano-jugorët të kuptojnë më mirë koreano-amerikanët.

“Ekziston ideja se ata që shkuan nga Koreja në Shtetet e Bashkuara u bënë të suksesshëm, e para dhe e dyta, bënë jetë të lehtë.

Atyre që kanë ardhur në Amerikë ndoshta u duket se njerëzit e afërm që kanë në Kore nuk i kuptojnë vuajtjet e tyre në imigracion,” është shprehur kineasti.

“Minari” është përmendur si kandidat për Oscar. Aktorja Youn me të qeshur fajëson për këto parashikime ambicioze regjisorin koreano-jugor të filmit “Parasite,” fitues i Oscarit vjet.

“Minari” ka arritur suksesin e tij, të përcjellë përvojën e një familjeje imigrante nga Azia dhe përmes saj të rrëfejë historinë e shumë familjeve të tjera që imigruan në Amerikë me shpresë për të ardhme më të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore