Lajme

Përmbyllet me sukses testi i parë historik i mbrojtjes planetare


Për herë të parë në histori, një anije kozmike nga Toka është përplasur me një asteroid.

Kjo, për të provuar një mënyrë për të shpëtuar planetin nga zhdukja.

Anija kozmike e NASA-s, DART u përplas me një asteroid të vogël 11 milionë kilometra nga Toka të hënën e 26 shtatorit.

Lajmi u bë i ditur nga faqja “Space.com”.

Agjencia hapësinore e SHBA-ve e ka cilësuar si testin e parë të mbrojtjes planetare në botë.

Qëllimi i misionit ishte ndryshimi i orbitës së shkëmbit hapësinor – të quajtur Dimorphos.

Kjo, mjaftueshëm për të provuar që njerëzimi mund të devijonte një asteroid të rrezikshëm nëse ndonjëherë do të shkonte drejt Tokës.

Kjo është diçka që dinosaurët nuk mund ta bënin 65 milionë vjet më parë, kur asteroidi masiv Chicxulub u përplas në Gadishullin Jukatan dhe çoi në zhdukjen e tyre.

Anija kozmike DART e madhësisë së karrocës së golfit u përplas me Dimorphos-in në orën 19:14 ndërsa fluturonte me një shpejtësi të madhe 22 mijë e 500 km/h.

Anija kozmike nuk ishte e madhe siç prodhohen sondat, por NASA shpresonte se 600 kilogramë do të mjaftonin për të lëvizur Dimorphos-in 163 metra pak më shpejt në orbitën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore