Përballje

Përfundon pa gola pjesa e parë mes Ballkanit dhe Slavia Pragës, Krasniqi lëshon një rast të mirë


Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Ballkanit dhe Slavia Pragës, ndeshje kjo e vlefshme e xhiros së pestë të grupeve në Ligën e Konferencës.

Raste të mira për gol pati nga dyja skuadrat. Ballkani më të mirin rast për të kaluar në epërsi e pati në fillim të ndeshjes, kur goditjen e Meriton Korenicës e priti portieri i Slavia-s.

Ermal Krasniqi më pas mori topin e kthyer nga portieri, por nga një rrëzim i lehtë i tij, gjyqtari nuk mendoi të jepte penallti për therandasit.

Në anën tjetër, sulmuesi kryesor i Slavia-s, Peter Olayinka, pati një rast shumë të mirë për të shënuar, por ai dështoi nga afërsia.

Mundësinë më të mirë e pati Krasniqi krejt në fund të pjesës së parë, por ai dështoi të shënonte i vetëm para portierit.

Te Ballkani janë ndëshkuar me kartonë të verdhë Potoku dhe Korenica, ndërsa te Slavia Christ Tiehi.

Në rast se Ballkani arrin ta fitojë këtë ndeshje, atëherë gjasat do të jenë shumë të mëdha që ata ta kalojnë grupin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore