Kosova

Përfundon bastisja, Qerkini: Sylejman Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar


Artan Qerkini

Pas përfundimit të bastisjes në shtëpinë e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, nga Gjykata Speciale, konkretisht Zyra e Prokurorit të Specializuar, avokati i Selimit, Artan Qerkini, ka potencuar fillimisht se klienti i tij nuk e ka statusin e personit të dyshuar.

“Sipas urdhrit të gjykatës, mendohet se në shtëpisë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, ka thënë Qerkini.

Avokati Qerkini në një prononcim për media pas bastisjes ka theksuar se urdhri i Gjykatës Speciale nuk është në përputhje me dispozitat ligjore dhe i cenon edhe disa të drejta kushtetuese të personave.

“Nuk mund të cenohet privatësia e një personi nëse ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar”, ka thënë Qerkini.

Në mëngjesin e së enjtes, Gjykata Speciale ka filluar me bastisje të radhës. Këtë herë, cak i bastisjes është shtëpia e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.

Lajmin për bastisjen e shtëpisë së Selimit në lagjen “Veterrnik”, në Prishtinë, për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Christopher Bennett

“ZPS po kryen operacione të vazhdueshme”, ka thënë shkurtimisht Bennett për AP, në një përgjigje me shkrim.

Më herët u raportua se bastisje, hetuesit e ZPS-së, janë duke bërë edhe në shtëpinë e ish-Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, mirëpo i njëjti ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, nuk ka pas bastisje. S’ka pas bastisje, kam pas një kontakt me ta për punën që e bëj atje, por jo as bastisje, as polici as kurrgjë tjetër. Po më vjen keq që e kanë qit lajmin”, ka thënë Kuçi për “Exspress.

Specialja bastisë vetëm shtëpinë e Sylejman Selimit, me Kuçin diskuton për “shkaqe pune”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore