Sport

Performuesit e ëndrrave në “Super Bowl-in” e vitit 2022


Dr Dre, Snoop Dogg dhe Eminem, Mary J Blige dhe Kendrick Lamar janë yjet që do të performojnë në shfaqjen pas pjesës së parë në “Super Bowl” në vitin e ardhshëm, kanë njoftuar NFL.

Ata do të performojnë në Los Angeles, në një shfaqje që pritet të tërheqë mbi 10 milionë shikues.

Yjet, të cilët kanë 43 “Grammy” mes tyre, do të performojnë së bashku për herë të parë në shkurt të vitit 2022.

“Mundësia për të performuar në shfaqjen e Super Bowl LVI, dhe për ta bërë atë në oborrin tim (Los Angelos), do të jetë një nga emocionet më të mëdha të karrierës sime,” tha reperi dhe producenti nga Los Angelos në një deklaratë.

Performanca do të shënojë një ribashkim për legjendat e hip-hopit, Eminem dhe Snoop Dogg, të cilët kishin performuar së bashku në albumin e Dr Dre në vitin 2001.

Kendrick Lamar, i cili është pjesë e shfaqjes të “Super Bowl”, po ashtu është nga Kalifornia.

“Super Bowl-in” e fundit kishte performuar The Weeknd, ndërsa Shakira dhe Jennifer Lopez performuan në vitin 2020, e cila u shikua nga 104 milionë njerëz.

Kampionët aktual të NFL janë Tampa Bay Buccaneers, të cilët fituan përballë Kansas City Chiefs në Super Bowl-in e vitit 2021, ku lojtari më i mirë u zgjedh Tom Brady.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore