Përballje

Performanca fantastike e Shaqirit i mundëson Zvicrës fitoren përballë Turqisë


Festa e zviceranëve pas golit

Zvicra ka fituar ndeshjen e tyre të parë në Euro 2020 përballë Turqisë me rezultat 3:1.

Edhe pas fitores, Zvicra radhiten në pozitën e tretë me katër pikë, pas Italisë dhe Uellsit.

Grupi A

Kjo ndeshje kishte gola fantastik, të cilat kryesisht ishin nga distanca më të largëta.

Zvicra ishin dominante nga fillimi i ndeshjes, ku nuk i lejonin turqit të marrin kontrollin e lojës.

Zviceranët hapën serinë e golave në minutën e gjashtë me anë të Haris Seferovic, i cili shënoi një gol fantastik.

Momenti i golit të parë nga Seferovic

Ndërsa në minutën e 26-të, Xherdan Shaqiri thelloi epërsinë pas një goli mahnitës jashtë 16 metër shit me këmbën e djathtë.

Momenti i golit të dytë nga Shaqiri

Pas përpjekjes së parë në pjesën e dytë, Irfan Kahveci befasoi portierin zviceran, Yann Sommer me një goditje fantastike nga distanca.

Momenti i golit të tretë nga Kahveci

Megjithatë, ishte Xherdan Shaqiri përsëri i cili i siguroi fitoren Zvicrës me golin e tretë, dhe të dytin personal në minutën e 68-të.

Momenti i golit të katërt nga Shaqiri

Mund të themi se Xhaka dhe Shaqiri ishin pikat kyçe në fitoren e Zvicrës përballë Turqisë.

Zvicra shpresojnë në kualifikimin e tyre nga pozita e tretë, por ndeshjet e ditëve të tjera do ndikojnë në fatin e zviceranëve për kualifikimet e mëtutjeshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore