Përballje

Performanca e Doncic i jep fitoren e parë Sllovenisë


Ndeshja e parë e Grupit C në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” mes Argjentinës dhe Sllovenisë ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit.

Ndeshja filloi dhe u mbyll me dominimin e sllovenëve me rezultat 100:118.

Performanca e papërsëritshme e Luka Doncic i siguroi Sllovenisë pikët e para, pasi ai shënoi 48 pikë me 11 kërcime e 5 asistime.

Ylli i Dallas Mavericks i theu rekordin, Carmelo Anthony-t, pasi u bë lojtari që shënoi më së shumti pikë në një ndeshje nga liga e NBA.

Më të mirët në anët e argjentinasve ishin Facundo Campazzo me 21 pikë e 6 kërcime dhe Luis Scola me 23 pikë.

Ndërsa te sllovenët, kontribuuan Klemen Prepetic me 22 pikë dhe Mike Tobey me 11 pikë e 14 kërcime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore