Stil

Për një pamje të fuqishme: Mos u frikësoni të eksperimentoni me stilin tuaj


Ju ndoshta shpenzoni të paktën 10-15 minuta çdo mëngjes përpara se të zgjidhni se çfarë të vishni atë ditë.

Çelësi i një stili të mirë nuk janë vetëm pjesët e zgjedhura me kujdes, por edhe detajet që do të rrumbullakosin historinë e modës, ndaj është e logjikshme që vetëm adhuruesit e vërtetë të modës të kujdesen për çdo detaj.

Prandaj në veshjen e tyre nuk mund të gjesh asnjë detaj që nuk e ka qëllimin e vet.

Edhe pse mendojnë për çdo gjë të vogël kur bëhet fjalë për stilin e tyre, njerëzit që e duan modën nuk kanë frikë të rrezikojnë dhe janë të lumtur të veshin rrobat e tyre në mënyrën e tyre.

Gjërat që janë të destinuara për daljet e natës mund të vishen edhe gjatë ditës dhe të kombinohen me rrobat e papajtueshme në dukje. Pikërisht për këtë, njerëzit që kanë stil të veçantë, janë një frymëzim për shumë kënd.

Sipas revistës “Elle”, këto janë gjashtë zakone të vajzave dhe grave që e shijojnë vërtet modën.

Nuk kanë frikë të kombinojnë këpucët sportive me një fustan të rëndë.

Atyre u pëlqen të mbështjellin këmbët e pantallonave.

Zbulojnë mënyra të reja për të vendosur rripin e tyre të preferuar.

Vishen me shtresa dhe në mënyrë jokonvencionale.

Për ta, të brendshmet janë pjesë e stilit dhe nuk kanë frikë ta tregojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore