Stil

Për adhuruesit e këpucëve të sheshta: Pesë modele që nuk dalin nga moda


Kepuce te sheshta

Çfarëdo stili që vendosni, kjo pamje mund të përmirësohet më tej nga lloji i këpucëv që vishni. Edhe pse ato janë ende objekt debatesh të shumta, fakti që jemi në shekullin e 21-të dhe se mijëvjeçarët kanë zgjeruar horizontet tona të modës me kreativitetin dhe lehtësinë e tyre, ka çuar në faktin që këpucët e sheshta më në fund pranohen përgjithësisht, dhe në të gjitha rastet. Po, edhe ato më elegantet.

E ndërsa ata që nuk i pëlqejnë takat po bërtasin sepse këpucët e sheshta janë më të pëlqyera se kurrë, revista Elle ka analizuar veshjet e influencuesve të famshëm të modës dhe ka veçuar pesë modele që do t’ju bëjnë gjithmonë të dukeni në modë.

Harroni rregullat e imponuara, të vjetruara dhe shijoni rehatinë.

Këpucët Oxford

Këpucët e përjetshme janë veshur prej vitesh si një klasik i modës në ngjyrë të zezë ose bezhë. Por falë stilistëve të rinj, novatorë, sot mund t’i gjeni në të gjitha ngjyrat dhe modelet.

Mokasin

Asnjë koleksion këpucësh nuk do të ishte i plotë pa mokasina që mund të mbahen me gjithçka. Në një det me modele, ngjyra dhe forma të ndryshme – zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë. Ky model këpucësh është i pashmangshëm këtë vit.

Pantofla lëkure

Ato janë të lehta për t’u veshur, madje edhe më të lehta për t’u hequr – të gjithëve u pëlqen eleganca pa vëmendje e këtyre pantoflave. Kombinojini me xhinse dhe bluzë të thjeshtë .

Balerinat

Ato janë në të gjitha listat e modeleve kryesore të këpucëve për vitin 2022, e gjitha kjo falë Chanel-it, e cila riktheu në pasarela stilin e balerinave. Modelet të lehta dhe minimaliste janë në trend, ndaj keni ndjesinë se nuk keni asgjë në këmbë.

Atlete të bardha

Atletet e bardha janë një zëvendësues ideal për çdo këpucë – ato janë të përshtatshme për të gjithë – nga ditëlindjet dhe festimet e deri te shëtitjet nëpër qytet dhe për këtë arsye janë gjithmonë një investim i vlefshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore