Përballje

Penalltia shpëton United-in, mposhtin me vështirësi Norwich-in


Ndeshja e fundit e së shtunës në Premier League mes Norwich dhe Manchester United përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, dhe të dy skuadrat kishin shumë mundësi shënimi.

Trajneri i ri i United, Ralf Ragnick ka përdorur formacionin 4-2-2, i cili është formacion që nuk ishte parë më herët te “djajtë e kuq”.

Pjesa e dytë ishte e dominuar nga Norwich, por ata nuk po arrinin të shënonin shkaku i pritjeve të David De Gea-s.

Në minutën e 75-të Cristiano Ronaldo i dha epërsinë “djajve të kuq” pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Dy minuta pas golit, mbrojtësi i Norwich, Ozan Kabak rrezikoi portën e Manchester United me një goditje të fuqishme me kokë, por spanjolli, De Gea nuk e lejoi t’i prekej porta.

Në minutën e 86-të, Cristiano Ronaldo kishte një mundësi për të dyfishuar epërsinë, pasi kishte portën e zbrazët, por goditja e tij shkoi lartë.

Pak para përfundimit të ndeshjes, Ozan Kabak kishte përsëri një mundësi shumë të mirë shënimi, por De Gea e mbajti portën e tij të paprekur.

Me këtë fitore, United radhiten në pozitën e pestë me 27 pikë, ndërsa Norwich janë në vendin e fundit me 10 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore