Përballje

Pedro hyn në historinë e derbit të Romës


Futbollisti i Lazio-s, Pedro, ka hyrë në historinë e derbit të kryeqytetit italian, i cili zhvillohet me Lazio-s dhe Romës.

Në fitoren 3:2 të lacianëve, Pedro shënoi njërin prej tre golave, kështu duke u bërë futbollisti i tretë në histori të “Derby della Capitale”, i cili realizon gol në derbi, me fanellën e dy klubeve.

Para tij, këtë gjë e ka bërë edhe futbollisti serb Aleksandar Kolarov, i cili i shënoi dy gola Lazio-s me fanellën e Romës në sezonet 2018 dhe 2019, ndërsa në vitin 2009 i kishte shënuar gol Romës derisa ishte futbollist i Lazio-s.

Dhe i treti që ka arritur të shënojë me fanellat e dy skuadrave gjatë derbit, është suedezi Arne Selmosson.

Ai ishte pjesë e Lazio-s gjatë viteve 1955 deri më 1958 dhe më pas u bë pjesë e skuadrës verdhekuqe nga viti 1958 deri më 1961.

Sa i përket Pedro-s, ai u transferua nga Chelsea te Roma në shtator të vitit të kaluar si një agjent i lirë, derisa qëndroi vetëm një sezon aty, ku arriti të shënojë gjashtë gola në 40 paraqitje në të gjitha garat.

Mirëpo, vetëm pas një sezoni te Roma, ai bëri një lëvizje të çuditshme duke u transferuar të rivalët e urryer të qytetit, Lazio.

Në këtë sezon, Pedro ka luajtur në të gjitha takimet me fanellën e Lazio-s, i cili po del të jetë një pikë kyçe në formacionin e trajnerit Mauricio Sarri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore