Lajme

Peach për Dodik dhe Cvijanoviç: Sjellja e tyre e pamatur është një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin


I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se anëtari serb i Presidencës së BeH-së Milorad Dodik dhe presidentja e entitetit të Republikës Srpska të BeH-së Zeljka Cvijanoviç, “po e po minojnë qëllimisht paqen e fituar me vështirësi në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ky reagim i Peach në Facebook vjen pasi shteti i tij vendosi sanksione ndaj Dodik dhe Cvijanoviç për siç përshkruhet “përpjekjet për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e Bosnjë-Hercegovinës”.

“Të inkurajuar nga Putin, sjellja e tyre e pamatur është një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Me këto sanksione të ashpra tregojmë se armiqtë e paqes do të thirren në përgjegjësi”, ka shkruar Peach.

Po ashtu në reagim thuhet se këto nuk janë sanksione kundër Republikës Srpska, as qytetarëve të saj.

“Bëhet fjalë për sanksione ndaj dy personave që kanë vepruar në mënyrë të papërgjegjshme në funksionet e tyre”.

Sanksionet kundër Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanoviç përfshijnë një ndalim udhëtimi dhe një ngrirje të pronës.

Këto janë sanksionet e para britanike për politikanët në BeH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore