Lajme

PDK-ja me AAK-në koalicion për Malishevën


Isni Kilaj nga PDK dhe Kastriot Berisha nga AAK.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Malishevë për balotazhin e 14 nëntorit.

“Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës”, ka njoftuar PDK Malishevë.

Tutje, PDK bën të ditur se do të punojnë për të bërë ndryshim në komunën e Malishevës.

“PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës. Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe”, ka njoftuar PDK Malishevë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në Malishevë në balotazh janë Isni Kilaj i PDK-së dhe Ekrem Kastrati i Nismas.

Në raundin e parë Kastrati mori 34.30 për qind të votave, ndërsa Kilaj 29.07.

Kastriot Berisha i AAK-së ishte i katërti me 4.30 për qind.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati nga partia politike Nisma, Ekrem Kastrati ka arritur të fitoj në këto zgjedhje më 7 mijë e 316 vota apo 34.30 për qind duke shkuar kështu në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës, në krye me Isni Kilaj i cili ka arritur 6 mijë e 200 vota apo 29,07 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore