Zgjedhjet në Kosovë

Përfundon numërimi: Nisma fiton Malishevën përsëri, shkon në balotazh me PDK-në


Ekrem Kastrati.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në komunën e Malishevës.

Kandidati nga partia politike Nisma, Ekrem Kastrati ka arritur të fitoj në këto zgjedhje më 7 mijë e 316 vota apo 34.30 për qind duke shkuar kështu në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës, në krye me Isni Kilaj i cili ka arritur 6 mijë e 200 vota apo 29,07 për qind.

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bajrush Hoti, ka marrë 3 mijë e 614 vota apo 16,94 për qind.

Ndërsa, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 3 mijë e 207 vota me 15,04 për qind.

Nga partia Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Kastriot Berisha ka marrë 917 vota apo 4,30 për qind.

Zgjedhjet lokale në Malishevë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore