Gatimi

Patate furre, një shije ndryshe


Patatet janë ushqimi i preferuar i të gjithëve, sidomos fëmijëve. Kombinimet e duhura të erazave dhe piekja e mirë, i bën ato të pakrahasueshme.

Përbërësit:
1 kg patate të vogla (me lëkurë të hollë), 5 gjethe sherbelë, 1 lugë gjelle rozmarinë të freskët (fletët), 3 thelpinj hudhër, 1 lugë kafeje piper të zi (ose sipas dëshirës),  6 lugë gjelle vaj ulliri, kripë.

Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe, hedhim ujë, i shtojmë pak kripë dhe e lëmë të ziejë. Kur uji të ketë marrë valë, shtojmë patatet dhe i lëmë të ziejnë jo më shumë se 10 minuta. Më pas, patatet i hedhim në ujë të ftohtë dhe pasi janë ftohur i heqim prej andej dhe i lëmë të kullojnë. I presim katër pjesë të barabarta.

Në një robot kuzhine grijmë sherbelën, rozmarinën, piperin, kripën e trashë dhe hudhrën. I përziejmë erëzat me vajin e ullirit dhe i trazojmë në një tas derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas, shtojmë patatet dhe i trazojmë mirë, në mënyrë që erëzat dhe vaji të shpërndahen përgjatë gjithë sipërfaqes së patateve. I futim në furrë dhe I pjekim për rreth 30-40 minuta në temperature 2000C. Shërbehen të ngrohta.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore