Lajme

Pas motit të ligë, ndërpritet dezinfektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës


I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë me një njoftim për qytetarët e Prishtinës.

Përmes një postimi në mediat sociale, ai ka thënë se, për shkak të reshjeve të shiut të premten, do të ndërpritet aktiviteti për dezinfektimin e hapësirave të parapara për këtë javë.

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me punën kur të përmirësohet moti.

Ndërsa në Komunën e Prishtinës ka filluar dezinsektimi që nga data 14 qershor. Si proces është i shtrirë në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës, është publikuar edhe raporti, i cili tregon se cilat lagje janë në plan për t’u dezinfektuar.

Dezinfektimi, thënë ndryshe, është heqja e organizmave të dëmshëm ose shkaktarë të sëmundjeve, me qëllim parandalimi të infeksioneve ose bllokimi i shpërndarjes së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore