Lajme

Nis dezinsektimi i Prishtinës


Në Komunën e Prishtinës ka filluar dezinsektimi në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Duke u nisur nga lagjet Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas tij, përgjatë kësaj periudhe janë në plan qe të gjitha zonat urbane dhe ato rurale te dezinsektohen.

“Për gjashtë mbrëmje, me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës. Komuna e Prishtinës është̈ duke monitoruar tërë̈ procesin, dhe falënderon të gjithë̈ qytetarët për bashkëpunim”.

Ndërkaq në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës është publikuar edhe raporti i cili tregon se cilat lagje janë në plan për t’u desinsektuar.

Dezinsektimi thënë ndryshe është heqja e organizmave të dëmshëm ose shkaktarë të sëmundjeve, me qëllim parandalimi të infeksioneve ose bllokimi i shpërndarjes së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore