Sport

Partizani, kampion i Ligës Unike


Partizani është kampion i Ligës Unike për femrat. Skuadra nga Tirana në finale ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 61:72 (13:17, 20:25, 10:14, 18:16).

Kjo është hera e parë që Partizani fiton Ligën Unike, ndërsa edicionin e kaluar ishte Prishtina.

Çereku i parë ishte interesant dhe i baraspeshuar, por tiranaset me pesë pikë radhazi në fund e fituan këtë pjesë 13:17. Tiranaset vazhduan me lojë të mirë, dhe e ruajtën epërsinë, madje në fund të periudhës së dytë e ngritën, duke shkuar në pushim me shifrat 33:42.

Vendaset assesi të dilnin në lojën e tyre dhe në periodën e tretë për dhjetë minuta shënuan dhjetë pikë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 43:56. Përkundër tentimeve nga vlonjatet, Partizani ruajti epërsinë dhe triumfoi 61:72.

Më e mira te Flamurtari ishte Samra Omerbasic me 16 pikë e 14 kërcime, ndërsa te Partizani u dalluan Hanna Brych me 11 pikë e 11 kërcime dhe Jomyra Mathis me 22 pikë.

Hanna Brych u shpall MVP e turneut, ndërsa në pesëshen më të mirë të turneut ishin: Sarah Mgbeike e Prishtinës, Aulona Muhadri e Bashkimit, Sophia Jackobsson dhe Samra Omerbasic të Flamurtarit dhe Lasonja Edëards e Partizanit.

Trofeun për skuadrën fituese e kanë ndarë Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Avni Ponari, President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Bashkimi, i treti në Ligën Unike

Bashkimi është renditur në vendin e tretë në Ligën Unike të Femrave, pasi shënoi fitore ndaj Prishtinës 63:68 (13:17, 15:10, 20:21, 15:20).

Kështu basketbollistet prizrenase u stolisën me medalje të bronztë në Final 4, që u zhvillua në Vlorë.

Pjesa e parë e ndeshje në fakt ishte mjaft e barabartë, por edhe u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, duke përfunduar 28:27.

Ngjashëm ishte edhe perioda e tretë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe shifrat pas 30 minutash ishin 48:48. Kjo bëri që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit dhe shifrat ishin 63:63, 1:10 minuta nga fundi, kur prizrenaset me një seri të suksesshme prej pesë pikësh fituan 63:68.

Më e mira te Prishtina ishte Sarah Mgbeike me 16 pikë e 14 kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Taliyah Hopkins me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Aulona Muhadri me gjashtë pikë e 11 kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore