Shqipëria

Parandalohet sulmi kibernetik në serverat e SHÇBA


Serverat qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) janë tentuar të goditën nga një sulm kibernetik.

Sipas një njoftimi zyrtar për media, është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit.

Kanë qenë specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të SHÇBA-së, të cilët kanë mundur të ndalojnë sulmin kibernetik.

Sipas njoftimit, specialistët e IT-së po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore