Lajme

Osmani: Një peticion i nënshkruar nga 20 % e serbëve, mënyra më demokratike për zgjedhjet e reja në Veri


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një intervistë agjencinë e lajmeve Reuters ka thënë se është e gatshme për t’i shpallur zgjedhjet e reja në katër komunat veriore.

Por sipas saj, nënshkrimi i një peticioni i nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve serb të veriut do ishte mënyra më demokratike për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Në këtë mënyrë mendoj se do të siguronim pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të kishte ardhur fillimisht nga qytetarët”, tha ajo.

Sipas Osmanit, shkarkimi i kryetarëve të komunave veriore përmes një peticioni do të ishte “një lloj referendumi” i cili do të hapte rrugën për zgjedhjen kryetarëve të rinj.

Ajo theksoi se i gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajsh.

E para e shtetit ka shtuar se “Kosovës do t’i duhen garancion nga bashkësia ndërkombëtare se Beogradi nuk do të ndërhyjë në zgjedhje”.

Osmani ka folur edhe për takimin që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç javën e kaluar, derisa e përshkroi presidentin serb si “një mbret të dramës”.

“Vuçiç në shumicën e takimeve të tij është një mbret dramës”, tha ajo.

“Kështu që ai natyrisht u përpoq të krijonte përsëri shumë dramë, por nuk dha ide që do të kontribuonin për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Pra, atij i pëlqen të pretendojë se po bën lëshime të mëdha, se ka shumë presion mbi të, se po vuan, se është në rrezik dhe të gjitha këto”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore