Sport

O’Neal i interesuar për të blerë Orlando Magic


Shaquille O’Neal luajti 19 sezone në NBA dhe prej kësaj ai konsolidoi një karrierë të suksesshme që u reflektua edhe me një pasuri prej 400 milionë dollarësh.

Megjithatë, disa ekspertë financiarë pohojnë se të ardhurat e tij më të mëdha i vijnë nga investimet që ka bërë në biznese të ndryshme pasi u tërhoq nga basketbolli profesional.

Ndoshta kjo është arsyeja pse ai po punon për idenë e blerjes së Orlando Magic, skuadra që i dha mundësinë për të bërë debutimin e tij në 1992.

Gjatë një episodi të podcast-it të tij “The Big Podcast ëith Shaq”, ish-atleti 50-vjeçar iu referua interesit të tij për të blerë një skuadër në NBA.

“Dennis, ne i kemi paratë. Nuk duhet të shqetësohesh për paratë. Ky mesazh shkon për familjen DeVos. Nëse je gati të shesësh Orlando Magic, shite të dikush që do ta çojë në tjetrin nivel. Këta jemi ne!” tha ai.

E vërteta është se menaxhmenti i Magic po ndërton një ekip që mendon për të ardhmen dhe prova më e mirë për këtë është se gjatë Draft-it të NBA-së 2022, ata patën përzgjedhjen numër një dhe zgjodhën Paolo Banchero, një lojtar i shquar nga Universiteti Duke, i cili i bashkohet të tjerëve lojtarë të rinj si Jales Suggs, Franz Ëagner dhe Mo Bamba.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore