Muzikë

Olly Alexander alternativë e diskutueshme për përfaqësim të MB-së në “Eurovizion”


Këngëtari,  Olly Alexander, njëherësh frontmen i grupit “Years & Years”, është konkurrenti kryesor për ta përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision Song Contest”.

Ylli i “Years & Years thuhet se është shumë i flakur për ta valëvitur flamurin e MB-së në Malmo Arena në Suedi, pasi ai thuhet se ka qenë një fans i madh i këtij kompeticioni gjatë gjithë jetës së tij.

Madje, thuhet se ai po ia del mirë edhe me përgatitjet, edhe kur bëhet fjalë për këngën që do ta performonte.

Kënga, me të cilën ai po planifikon të përfaqësohet nga burime pranë tij dhe ekipit të BBC-së, me të cilët po negocion për “Eurovizion”, thuhet të jetë shkruar nga këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa bashkë me Danny L Harle.

Danny ka shënuar ngritje në reputacion sa i përket tregut muzikor, pasi krijoi hitin e fundit nga Dua, “Houdini”.

Ai gjithashtu thuhet se ka vepruar si producent ekzekutiv në albumin e saj të tretë në studio, i cili do të publikohet vitin e ardhshëm.

“Është një ëndërr e realizuar për Olly. Gjërat nuk janë mjaft të mbyllura, por ai është i preferuari për shefat”, tha një burim pranë tij.

“Olly ka thënë për shumë vite se dëshiron të ketë pjesëmarrje në ‘Eurovizion’ dhe pasi u bashkua me Danny për këngën ai mendon se është alternativa e duhur”, ka shtuar burimi.

Që nga depërtimi në vitin 2015 me këngën e tyre numër një “King”, “Years & Years” kanë vazhduar të bëhen një nga grupet më të suksesshme në MB.

Ndërkohë, Olly është fokusuar edhe në solo karrierë, duke u bashkuar me Elton John në vitin 2021 për këngën “It’s A Sin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore